LAJME

Forcat turke të KFOR-it patrullojnë në veri: Ditë e natë për të garantuar sigurinë

Forcat turke të KFOR-it patrullojnë në veri: Ditë e natë për të garantuar sigurinë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2024, 18:35

Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar së fundmi një patrullë këmbësore në veri të Kosovës.

“Natë apo ditë, ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë,” shkruan NATO në Facebook.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika