LAJME

Forcat serbe vëzhgojnë situatën në Jarinjë me helikopterë

Forcat serbe vëzhgojnë situatën në Jarinjë me helikopterë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2021, 14:46

Dy helikopterë të forcave serbe po patrullojnë vazhdimisht në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, duke vëzhguar situatën. Meqë ishin relativisht larg nuk dallohej nëse ishin helikopterë të forcave policore apo ushtarake serbe.

Më herët, edhe në kodrat në afërsi janë parë forca serbe duke vëzhguar.

Patrullime të herëpashershme në territor të Kosovës po kryen edhe KFOR-i me helikopter.

Në pikat kufitare me Serbinë, janë vendosur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës, që po mbikëqyrin situatën.

Që nga e hëna, kur Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë, serbët lokal në veri të Kosovës kanë bllokuar dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika