Gjatë ditës së hënë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” dhe “04 Putroshat”.
Në këtë takim u diskutua situata aktuale me qenët endacak, kultura e adoptimit dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e kafshëve.







