- Reklama -

FOL: Qeveria po propozon praktika të gabuara ligjvënëse, me të cilat cenon sigurinë juridike

Lëvizja FOL ka thënë se Qeveria përmes dispozitës së nenit 33 të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025, i cili i është propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, po vendos një praktikë të dëmshme juridike dhe ligjvënëse, duke ndërhyrë në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Sipas saj, Qeveria nuk ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik me propozimin e dhënë.

- Reklama -

“Përkatësisht, neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik ka përcaktuar se vlera monetare e koeficientit të pagave të të punësuarve në sektorin publik të përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit, ndërsa në asnjë rast nuk e ka autorizuar Qeverinë e Republikës së Kosovës që me ligjin vjetor të buxhetit të ndryshoj strukturën e koeficientëve, veçse të përcaktuar në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik”, thuhet në reagimin e saj.

FOL ka shtuar në reagim se ndryshimi përmes një ligji tjetër, si Ligji për Buxhet, krijon precedent të gabuar në praktikën ligjore dhe ligjvënëse, duke anashkaluar procedurat e zakonshme për ndryshime ligjore në Kuvend.

“Ndryshimet në Ligjin për Pagat përmes Ligjit për Buxhetin mund të ngjallin pikëpyetje për koherencën dhe qëndrueshmërinë e sistemit ligjor. Për më tepër, kjo praktikë mund të hapë rrugën për ndryshime të tjera të ligjeve specifike përmes ligjeve të ndryshme në të ardhmen, gjë që mund të përdoret në mënyrë të papërshtatshme”.

FOL ka kërkuar nga deputetët të veprojnë me përgjegjësi dhe të mbrojnë integritetin e sistemit ligjor të Kosovës, duke siguruar që çdo ndryshim ligjor të jetë i miratuar vetëm në përputhje me procedurat dhe parimet kushtetuese dhe ligjore, për të shmangur precedentët e rrezikshëm që mund të dëmtojnë interesat e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, që arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh, ditë më parë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort