Kombëtarja e Kosovës ka arritur të kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Dardanët triumfuan në Play-Off ndaj Islandës pasi fituan dy ndeshjet 2-1 dhe 1-3 me një dominim të madh.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë për faqen zyrtare të FFK-së se është shumë krenar për ekipin për qëllimin e arritur.
“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Jam shumë, shumë krenar për ekipin. E dinim që kundërshtari ishte një ekip shumë, shumë i mirë”.
Por unë isha i bindur se ne ishim në gjendje të ngjiteshim në Ligën B.E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javës dhe muajve të fundit”.