- Reklama -

Foda dhe Muriqi para ndeshjes: E dimë forcën e Zvicrës, po s`frikësohemi

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka premtuar lojë sulmuese dhe atmosferë të zjarrtë në Basel, ku pritet përkrahje e madhe nga diaspora derisa skuadra helvetike do të ndeshet me Kosovën.

Ndeshja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet të premten, nga ora 20:45, në stadiumin “St. Jakob Park”.

- Reklama -

Një ditë para ndeshjes, Foda dhe futbollisti Vedat Muriqi janë shfaqur paramediave.

“Kam dëgjuar se gjithmonë ka pasur atmosferë të mirë në ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Shpresoj që të kemi sa më shumë tifozë në anën tonë dhe është detyra jonë t’i kënaqim me lojë. Do të luajmë më hapur dhe synojmë presing të lartë për të arritur rezultat pozitiv”, ka thënë Foda.

Ai e ka pranuar forcën e Zvicrës, por ka thënë se Kosova nuk ka frikë. “Kemi respekt për ta, por jo frikë. Futbolli ka treguar shpesh që edhe ekipet jofavorite mund të shkruajnë histori suksesi”, është shprehur ai.

Trajneri ka folur edhe për të ardhmen e skuadrës, duke përmendur lojtarët e rinj Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha: “Janë paraqitur shumë mirë në stërvitje dhe besoj se do të kenë një të ardhme të ndritshme me Kosovën”, ka thënë Foda.

Optimist është paraqitur edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili pret fitore ndaj Zvicrës. “E njohim kundërshtarin dhe pikat e tyre të dobëta. Atmosfera në ekip është e jashtëzakonshme. Jemi të gatshëm dhe shpresojmë të gëzojmë tifozët. Besoj se do të dalim fitues”, ka thënë Muriqi.

Ai ka uruar që përgjegjësinë e sulmit në të ardhmen ta marrin Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani. “Besoj se ata do ta thyejnë rekordin tim të golave te Kosova. Uroj të jenë tandemi i ardhshëm i ekipit tonë”, ka thënë futbollisti i Mallorca.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort