EKONOMI

FMN paralajmëron krizë ekonomike globale

FMN paralajmëron krizë ekonomike globale
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 08:06

Sipas FMN vazhdimi i luftimeve “shton rreziqet ekonomike për rajonin dhe botën”

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi të enjten se konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja për rimëkëmbjen ekonomike globale, përcjell Albinfo.ch.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Georgieva tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për ndikimin që këto veprime ushtarake mund të kenë ndaj popullit të Ukrainës dhe se vazhdimi i luftimeve “shton rreziqet ekonomike për rajonin dhe botën”.

FMN-ja tha se po vazhdon të vlerësojë ndikimin ekonomik, por do të jetë “e gatshme të ndihmojë shtetet anëtare nëse është e nevojshme”.

FMN-ja është në proces të dërgesave prej 2.2 miliardë dollarësh që i janë ndarë si ndihmë ndihmë Ukrainës. Georgieva, siç transmeton Tch, tha se FMN-ja mund të ofrojë ndihmë edhe për shtetet e tjera që do të ndikohen nga konflikti në Ukrainë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika