- Reklama -

“Fluturuesi” holandez po mahnit me lojën në Botëror

Denzel Dumfries pati një fillim të ngadaltë në Kupën e Botës. Por mbrojtësi i krahut të djathtë i Holandës bëri hapin tutje në mënyrë spektakolare, në ndeshjen e 1/8 së finales kundër SHBA-së. Mbrojtësi i Interit – një nga yjet në “Euro 2020” të vitit të kaluar – dha dy asistime dhe shënoi golin e tretë në fitoren 3:1, për të ndihmuar në sigurimin e ndeshjes çerekfinale të së premtes me Argjentinën. Holandezët do të duhet të gjejnë një mënyrë për të ndalur Lionel Messin, ndërsa shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon kërkimin për titullin e parë të Botës.

Trajneri Louis van Gaal do të shpresojë që skuadra e tij të ekspozojë boshllëqet në mbrojtjen e Argjentinës, kryesisht me kundërsulme. Për këtë Dumfries dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Daley Blind, do të jenë vendimtarë.

- Reklama -

Dyshja asistoi në golat e njëri-tjetrit në fitoren ndaj amerikanëve, kurse formacioni 3-4-1-2 i Van Gaalit doli i qëlluar. Dumfires po konsiderohet lojtar tejet i rëndësishëm në këtë sistem.

“Dumfries është i rëndësishëm edhe pse u kritikua shumë në ndeshjen e parë. Në këtë sistem mbrojtësit e krahut janë vërtet të rëndësishëm dhe Dumfries po bën një punë të shkëlqyer, duke mos e anashkaluar as Blindin. Nëse i shihni ata duke ndihmuar njëri-tjetrin, atëherë jemi në rregull”, ka thënë mesfushori i Holandës, Davy Klaassen.

Kylian Mbappe është golashënuesi më i mirë i turneut me pesë gola, ndërsa anësorët e tjerë që kanë bërë përshtypje përfshijnë dyshen angleze Marcus Rashford e Bukayo Saka, si dhe Vinicius Juniorin e Brazilit. Lojtarët e krahut kanë qenë më të rëndësishëm se zakonisht në turneun e Katarit, sipas ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, tani shef i zhvillimit të futbollit në FIFA.

“Skuadrat me anësorët më të mirë janë ato që kanë shanset më të mira për të fituar, sepse loja po ndryshon drejt krahëve”, tha Wenger. “Ekipet po bllokojnë qendrën dhe sulmet po shkojnë në të dy krahët”.

Sulmet e Holandës prej krahëve vijnë nga Blind dhe Dumfries, me Memphis Depayn dhe Cody Gakpon që nisen përpara për të bashkëpunuar me Klaassenin, në tentimin për ta ndëshkuar kundërshtarin.

Gjërat pozitive të këtij sistemi të Van Gaalit më së miri u dëshmuan në golin e epërsisë ndaj SHBA-së, kur një aksion gjithëpërfshirës me 20 pasime e përfundoi Depay pas asistimit të Dumfries.

“Në atë gol ju shihni të gjitha aspektet e sistemit që ne luajmë”, tha Dumfries. “Ne me të vërtetë sulmojmë hapësirat dhe ndryshojmë anët shumë mirë. Ishte një gol fantastik i ekipit. Këtu e shihni thelbin e sistemit që po ekzekutohet”.

Holanda pati pak telashe me këtë sistem në rundin e parë, por gjithsesi përfundoi në krye të Grupit A pas fitoreve ndaj Katarit e Senegalit dhe një barazimi me Ekuadorin.

“Ne e dinim më parë se mund të luanim më mirë. Në fazën e grupeve nuk humbëm, por ndjenim se mund të luanim më mirë për shkak të sistemit që e kemi”, pranoi Dumfries.

Tri herë nënkampionët e botës, holandezët, shpresojnë të arrijnë kulmin në kohën e duhur në përpjekjen e tyre për të fituar titullin për herë të parë në histori.

“Ne po rritemi në turne, po përmirësohemi në çdo lojë dhe jemi në çerekfinale”, tha kapiteni Virgil van Dijk. “Ne erdhëm këtu me një qëllim dhe ai është të bëhemi kampionë bote. Dhe ne duhet të fitojmë çdo ndeshje. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”.

Dumfries, i cili mban emrin e yllit të filmit, amerikanit Denzel Washington, bëri përshtypje në “Euro 2020” me dy golat e parë ndërkombëtarë në fazën e grupeve. Këto paraqitje e ndihmuan të siguronte një transferim nga PSV Eindhoveni tek Interi, ndërsa së fundmi emri i tij është i lidhur me një kalim në Premier League.

“Unë luaj për një klub shumë të madh në Itali dhe jam shumë krenar që mund të luaj për Interin”, tha Dumfries. “Unë aktualisht nuk jam i fokusuar në asgjë tjetër përveç Holandës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Proton Cable Prizreni dhe Vëllaznimi shënojnë fitore në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll

Proton Cable Prizreni dhe Vëllaznimi kanë shënuar fitore në kuadër...

Liria përforcohet me dy lojtarë të spikatur zhurian: Alush Gavazaj dhe Engjëll Ajazaj

Klubi Futbollistik “Liria” ka bërë një lëvizje të rëndësishme...

Trepça-Bashkimi, sonte mësohet fituesi i Kupës së Kosovës në basketboll

Super finalja e ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort