LAJME

“Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së” – Dimal Basha tallet me shkarkimet e sotme

“Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së” – Dimal Basha tallet me shkarkimet e sotme
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2021, 12:37

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për shkarkimin e 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli e Fadil Miftari janë shkarkuar nga bordi i RTK-së me 64 vota për, asnjë kundër edhe asnjë abstenim.

Është deputeti Dimal Basha ai i cili përmes një statusi është tallur me shkarkimin e këtij bordi.

“Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së”,  ka shkruar ai në një foto ku shihet me Adriana Matoshin e Fjolla Ujkanin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika