LAJME

Fluks i madh i automjeteve në pikat kufitare, pritje nga 2 deri në 4 orë te Dheu i Bardhë dhe Merdar

Fluks i madh i automjeteve në pikat kufitare, pritje nga 2 deri në 4 orë te Dheu i Bardhë dhe Merdar
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2025, 09:46

Kolona dhe pritje të gjata janë raportuar edhe mëngjesin e sotëm nga pikë kalimet kufitare në Kosovë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas njoftimit të fundit (ora 08;19) nga QKMK-ja, Merdarja mbetet pika me fluksin më të rënduar, ku koha e pritjes për të dalë nga Kosova shkon nga 3 deri në 4 orë, ndërsa kolona e automjeteve arrin në 3 kilometra.

Ndërkaq, edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë deri në 2 orë dhe kolona e automjeteve arrin 800 metra.

Ndërsa, në pikën kufitare në Mutivodë, pritjet zgjasin deri në 2 orë dhe kolona arrin 400 metra.

Në pikat e tjera si Jarinje, Bërnjak, Hani i Elezit, Qafë e Morinës dhe Vermicë, lëvizjet janë thuajse normale, me pritje që variojnë nga 3 deri në 10 minuta, pa kolona të gjata.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet e tyre duke pasur parasysh këto vonesa. Informacionet për gjendjen në pikat kufitare mund ti gjeni KËTU.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika