Florent Ukaj, njëri nga aktivistet më të dalluar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës si në atë të nivelit qendror ashtu dhe në atë lokal, në një postim në profilin e tij zyrtar në facebook, ka kritikuar qeverinë Kurti lidhur me bllokimin e punimeve të rrugës regjionale që lidhë qytetin e Gakovës, Pejës, Rahovecit por edhe me Autostradën. Ai më tej ka kritikuar edhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën për mos interesim se paku për ta vizituar dhe për të shikuar se cilat janë mundësit më të mira për zgjidhjen e këtij problemi që po ballafaqohen çdo ditë banorët e kësaj ane
Postimi i plotë:
Me ardhjen e qeverisë Kurti, u bllokuan edhe punimet e kësaj rruge regjionale që lidhë qytetet e Gjakovës, Pejës, Rahovecit por edhe me Autostradën.
As edhe një ditë, kryetari Mytaher Haskuka nuk merrë mundin që ta vizitojë dhe të përballet me problemin e saj.
Mytaheri, është njeriu kryesor që duhet të merret me problemin e kësaj rruge dhe t’i kërkoj Qeverisë zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi.
Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për ekonominë e qytetit të Prizrenit e sidomos gjatë sezonës së veres, kur dihet që të gjithë qytetarët nga e gjithë Kosova e kanë si pikë reference qytetin tonë, mbrëmjet janë më të bukura se çdo qytet tjetër në Prizren, andaj edhe mergimtarët me pa durim e presin këtë sezon për ta vizituar Prizrenin.
Bizneset që veprojnë gjatë kësaj rruge disa janë të mbyllura e të tjerat që janë të hapura ankohen se me gjendjen e rrugës janë duke kaluar ditë të vështira por edhe duke i reduktuar punëtorët.
Minister Aliu dhe kryetar Haskuka, ne e dimë që ju nuk e keni idenë se cfarë dëmi jeni duke i bërë Prizrenit me këtë neglizhencë dhe padituri tuajen, por se paku ndëgjoni keshillat për te mirën e qytetarëve dhe bizneseve.
Në këtë gjendje që është kjo rrugë, do të jetë e pa kalueshme për shkak kolonave te gjata, aksidentet do te jenë të shumta sepse mungon ndriqimi dhe sinjalizimi i nevojshem për rrugët në ndërtim e sipër.
Kryetar, merre mundin dhe vizitoje rrugën, përballu me problemin tregoju qytetarëve ku është problemi, kur do të fillojnë punimet dhe detyroje qeverinë ta zgjidhë problemin.