Gazetari Valon Syla, është sulmuar fizikisht mesditën e sotme në qendër të Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar për Gazeta Blic, nga vetë gazetari Syla.Ai ka thënë se është sulmuar nga një person, i cili ka qenë i shoqëruar nga dy persona tjerë.
Flet Valon Syla pas sulmit fizik ndaj tij: Jam mirë me shëndet

Syla thotë se nuk i njoh ata persona, teksa sulmin fizik ndaj e tij e ka paraqitur në Polici.Ai ka konfirmuar se është mirë me shëndet.“Kam qenë tek Raiffeisen Bank, më ka sulmuar një person, derisa dy të tjerë qëndronin me të. Nuk i njoh, por rastin sapo e paraqita në Polici. Mirë jam me shëndet”, ka thënë Syla për Gazeta Blic.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

