Rufi Shabani është një mastershef dhe menaxher shqiptar që ka fituar dy çmime të para në kampionatin e picave në Bullgari. Ai jeton prej 12 vitesh në Rusi dhe menaxhon 11 restorante. Kjo ka bërë që të përballet edhe me situatën e luftës, e cila sipas tij, i ka lodhur njerëzit dhe mundohen të shohin punët e veta.
“Po çmimi i parë ishte për pica romana, ndërsa për çmimin e dytë ishte për pica napoletana. Unë jam nga një fshat nga rrethina e Tetovës dhe i kam mësuar si të gjithë rinia. Ne jemi tre vëllezër dhe merremi me gatim.
Unë për herë të parë jam larguar nga vendlindja kur i hoqën vizat Maqedonisë, kalova një vit në Gjermani, u ktheva sërish në Maqedoni, më tej shkova në Moskë.





