Ka përfunduar takimi ndërmjet ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.Pas takimit, Hoti deklaroi për media se me Osmanin janë dakorduar që të konsultohen në vazhdimësi në menaxhimin e situatës së krijuar në vend pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit, u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e ëkëj situate, për të çuar mesazhin e qartë, për të cilin jam shumë i interesuar, që pavarësisht zhvillimeve politike,, proceseve në të cilat kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së Presidentit të vendit, ku forcat politike tash duhet të bëhen bashkë, për të gjetur zgjidhje, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Kosovës për të iu dalë në ndihmë qytetarëve edhe me pandeminë edhe me problemet ekonomike që vinë prej saj”, ka deklaruar Hoti.





