Mary Duffy nga Connecticut, edhe pse është 71-vjeçe, ajo është duke përjetuar një rini tjetër.Ajo shprehet se ndihet më mirë se 30 vjet më parë. Arsyeja? Përkushtimi në palestër.
Kthesa e madhe nisi në vitin 2007, kur nëna e saj ndërroi jetë dhe Mary mori shumë kilogramë. Ajo nisi të frekuentonte rregullisht palestrën dhe që në vitin e parë arriti të humbiste më shumë se 20 kilogramë.
Shpejt, ajo u bë kampione për moshën e saj në ngritjen e peshave.Aktualisht, Mary kalon të paktën 20 orë në javë në palestër, ndërsa ka më shumë se 30 rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare për moshën e saj.“Nisa të shkoja në palestër kur po merrja kile me ritme të shpejta.





