- Reklama -

Flasin nga AAK, tregojnë a do ta kenë kusht Haradinajn si president, për pjesëmarrje në Qeveri

Teuta Haxhiu, kandidate për deputete nga AAK thotë se një koalicion i mundshëm me Vetëvendosjen do të diskutohet në organet e partisë pas rezultatit përfundimtar në zgjedhje.

Në pyetjen se a do ishte kusht i AAK-së për koalicon që Ramush Haradinaj të jetë president, ajo thotë se akoma nuk është biseduar diçka e tillë.

- Reklama -

“Së pari, nuk e dimë ende rezultatin defenitiv dhe pastaj ulen normal institucionet dhe organet e partisë, bisedojnë edhe për këtë çështje të koalicionit. Aktualisht nuk kemi asgjë përderisa nuk janë definitive rezultatet dhe nuk e dimë dhe nuk kam informacion që është bisedu diçka dhe subjektet politike nuk mund të bisedojmë pa e ditë rezultatin përfundimtar“, deklaroi Haxhiu për Gazeta Blic.

Teksa kohë më parë ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj kishte deklaruar se Haradinaj për president do të ishte kusht për pjesëmarrje në Qeveri.

“E kemi dhënë propozimin tonë për president. Kjo edhe në koalicionet e mundshme paszgjedhore, natyrshëm që kjo do jetë kërkesa jonë, që Ramush Haradinaj të bëhet president i shtetit të Kosovës. Nuk mundemi të paragjykojmë për koalicionet paszgjedhore. Ne po presim për rezultatin pastaj flasim. Për çfarëdo koalicioni të mundshëm me këdo qoftë. Kjo është një çështje që do të negociohet me partnerët e mundshëm”, kishte deklaruar Selmanaj.

AAK në bazë të rezultateve preliminare pa numërimin e votave nga diaspora dhe atyre me kusht ka marrur 7.43% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve në vend ku nga rezultatet preliminare ka fituar 47.85% të votave.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort