LAJME

Flamuri shqiptar valëvit edhe në ndërtesën e Komunës së Bujanocit, Arifi: Flamuri do të valojë lirshëm në të ardhmen

Flamuri shqiptar valëvit edhe në ndërtesën e Komunës së Bujanocit, Arifi: Flamuri do të valojë lirshëm në të ardhmen
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Nëntor 2022, 11:17

Edhe në objektin e Komunës së Bujanocit, është ngritur flamuri kombëtar shqiptar nga kryetari Nagip Arifi, me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së flamurit.

Ai në profilin e tij ka shkruar: Shqiptarë kudo që jeni, edhe sot, si viteve tjera, vendosëm flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Komunës së Bujanocit, me dëshirën që flamuri kombëtar të valojë lirshëm në të ardhmen

Arifi ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin – Ditën e flamurit.

“Festofshim edhe shumë vite së bashku”, ka shkruar Arifi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika