Flamuri shqiptar është ngritur lart të shtunën mbrëma në Beograd, në arenën ku po mbahet Botërori i boksit amator. Shfaqjen e flamurit shqiptar e ka mundësuar boksieri i Shqipërisë, Alban Beqiri që fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 71 kilogramë.
Flamuri shqiptar ngrihet lart në Beograd

Kur u thirr emri i Beqirit që ai të ngjitet në podium, ka pasur fishkëllima të shumta të tifozëve serbë në palestër. Ai është fishkëllyer vazhdimisht, por ka bërë krenarë gjithë shqiptarët me sukses në Botërorin ku Kosova nuk u lejua të marr pjesë.
Të artën në kategorinë e Beqirit e fitoi ukrainasi, Yuri Zakharieiev. Rusi Vadim Musaev e fitoi të argjendtën, ndërsa të bronztë pos Beqirit fitoi edhe azerbajxhanasi, Sarkhan Aliyev.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

