LAJME

Fjalët prekëse të Ferdonije Qerkezit për 8 Mars: Nënat si unë presin me duar në gji

Fjalët prekëse të Ferdonije Qerkezit për 8 Mars: Nënat si unë presin me duar në gji
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2023, 20:33

Ferdonije Qerkezi është një nga gratë emblematike të luftës. Ajo është nëna e katër martirëve të luftës, teksa asaj ushtria e policia serbe ia vranë edhe burrin.

Pas luftës, ajo u bë ikonë e rezistencës e luftës për drejtësi, teksa për rastin e saj kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare. Më 8 Mars, datë kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, Ferdonija ka bërë një status që ka prekur shumë qytetarët.

Ajo botoi dy fotografi nga vizita e mjekut Arsim Gërxhaliut, duke shkruar edhe ca fjalë që ngjallin emocione.
“Faleminderit Arsim Gerxhaliu që nuk më harron në ditët festive!

Veçanërisht sot kur shumë bijë e bija përqafojnë nënat me dashuri

E nënat si unë presin me duar në gji!” – shkroi zonja Ferdonije.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika