- Reklama -

Fizikanti Kokaj: S’ka rrezik të madh për Kosovën nëse ka shpërthime të termocentraleve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka folur në lidhje me sulmet që Rusia i ka bërë në centralin më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhzhi në Ukrainë.

Ai tha se flakët që u panë në Zaporizhzhia ishin një çrregullim i madh psikologjik, pas sipas tij, ndonëse jo në mënyrë direkte, sulme të tilla janë të rrezikshme edhe rrotull objekteve të tilla, sepse në rast se ndërpritet rryma, sistemi i ftohjes nuk funksionon dhe bërthama radioaktive mund të eksplodojë.

- Reklama -

“Aty janë qindra tonelata të lëndës së parë radioaktive të cilat kërkojnë ftohje permanente, dhe nëse mungon energjia atëherë mund të nxehet dhe bërthama mund të eksplodojë dhe në këtë mënyrë centrali i dobishëm mund të shndërrohet në bombë atomike”, është shprehur Kokaj në Klan Kosova.

Tutje, Kokaj që me profesion është fizikant, tha se ekzistojnë disa veprime plasjes se një bombe atomike, ku theksoi se më i rrezikshëm është fakti që rrezatimi mund të zgjatë me qindra vjet e që ka diametër shumë të madh.

“Ekzistojnë disa veprime pas plasjes së bombës atomike, së pari gjenerohen shok-valë që rrëzojnë deri në një diametër të caktuar ndërtesat për rreth, pastaj në mënyrë zingjiirore gjenerohet një flakë deri në një diametër shumë të largët, sikurse drita dhe zëri që bëjnë dëme tek njerëzit”, ka thënë Kokaj.

Deputeti fizikant tha se në Kosovë nuk ka rrezik në rast të një shpërthimi të tillë, pasi sipas tij, nuk mund të ketë shok-valë, dritë apo flakë, por vetëm radiacion.

“Ky është centrali më i madh në Evropë dhe nëse bëjmë krahasim me Çernobilin që është gjashtë herë më i madh, pra sasia radioaktive është gjashtë herë më e madhe, dhe ndikimi i Çernobilit ka qenë vërtetë serioz edhe në Kosovë, plasja e këtij centrali do të shkaktonte katastrofë radioaktive edhe Ukrainës, por edhe Rusisë”.

“Në Kosovë nuk ka rrezik, në kuptimin siç e përmenda atë të valëve shok, të dritës apo flakës. Për Kosovën mund të ketë radiacioni. Në raste të tilla, duhet ta kemi të izoluar ushqimin afatgjatë që të mos kontaminohet nga ai radiacion”, është shprehur Kokaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort