LAJME

Fitueset e medaljeve olimpike bëjnë homazhe në Prekaz

Fitueset e medaljeve olimpike bëjnë homazhe në Prekaz
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2024, 11:13

Dy fitueset e medaljeve olimpike, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, bashkë edhe me pjesën tjetër të ekipit të xhudos, sot kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Delegacioni u udhëhoq nga trajneri Driton Kuka, i cili edhe bëri njoftimin.

“Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, tha Kuka.

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Kosova pati paraqitje dinjitoze.

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, i rrëmbyen dy medalje olimpike.

Krasniqi mori të argjendtën kurse Fazliu të bronztën.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, Varri i Ushtarit të Panjohur dhe teksti

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika