Përballja mes Kosovës dhe Sllovakisë mbrëmjen e së enjtes solli emocione të forta dhe një atmosferë të zjarrtë në stadium. Kombëtarja e Kosovës tregoi angazhim dhe luftë në çdo minutë, ndërsa fitoi me rezultat 4 me 3. E për këtë fitore historike në futboll, ambasadorët e huaj kanë uruar Kosovën.
Për fitoren ndaj Sllovakisë kanë uruar nga Ambasada amerikane.
“Urime Kosovës për këtë fitore historike”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.





