Kosova e arriti “fitoren” e parë. Ekipi kombëtar i shtetit që nuk e njeh pavarësinë tonë, Spanjës para pak orëve ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Spanja është ekipi i dytë pas Anglisë prej fuqive botërore në futboll që vjen dhe luan në Kosovë, në vendin kur deri para pesë viteve, ishte i privuar nga pjesëmarrja në këto evente.
Pak minuta më parë, kombëtarja e Spanjës në futboll arriti në Prishtinë dhe u akomodua në hotel në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Nesër Spanja do të luajë me Kosovën një ndeshje futbolli, me të drejta tërësisht të barabarta.





