Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se në procesin e dialogut ata nuk i nënshtrohen Serbisë, duke thënë se delegacionet e mëparshme të Kosovës i janë nënshtruar.
“Mirëpo, mund të themi se edhe kryeministri Albin Kurti, edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe ne deputetët e pozitës, qëllimi ynë kryesor është të mbrohen interesat e Kosovës sa herë kërkohet dialog jem aty”.
“Mirëpo nuk lëshojmë pe nga kërkesat tona dhe nga interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Ne shkojmë në dialog, por nuk i nënshtrohemi Serbisë siç i janë nënshtruar me herët grupet tjera të dialogut”.