LAJME

Firmoset lista finale për çmimet e unifikuara të barnave

Firmoset lista finale për çmimet e unifikuara të barnave
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2024, 13:25

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar listën finale për unifikimin e çmimeve të barnave.

Ai në një postim në Facebook shkruan se për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo

“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani”.

“ Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë.Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinal”, shkruan Vitia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika