- Reklama -

Filmi për Nënë Terezën ku luan Bekim Fehmiu shfaqet në Prizren

Filmi “Le Voce”(Zëri) i cili tregon historinë e hershme të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës e ku në rolin kryesor luan aktori Bekim Fehmiu shfaqet nesër, më 03.09.2025, në Prizren.

Shfaqja e premierës së këtij filmi në Prizren është mundësuar nga Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore- CHwB.

- Reklama -

CHwB ka njoftuar se premiera e “Le Voce” (1982) do të shfaqet në ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

“Filmi, i realizuar nga regjisori italian Brunello Rondi, sjell në ekran historinë e hershme të Gonxhe Bojaxhiut në moshën 17-vjeçare gjatë viteve ’20, dhe rrugëtimin e saj drejt thirrjes së jetës murgeshore me emrin që sot e njeh e gjithë bota, Nëna Terezë”- ka njoftuar CHwB.

Po sipas CHwB, shfaqet për herë të parë në Kosovë dhe është siguruar nga koleksionisti i filmave Edmond Jusufi, ndërsa është përkthyer në shqip nga Oliver Sedaj.

Hyrja për të parë filmin është falas.

Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit mes CHwB Kosova, Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe financohet nga Qeveria Suedeze.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort