LAJME

Filmi “Dua” me premierë botërore në Kanë, Kurti: Arritje historike për kinematografinë kosovare

Filmi “Dua” me premierë botërore në Kanë, Kurti: Arritje historike për kinematografinë kosovare
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 10:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se filmi me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në seksionin prestigjioz Semaine de la Critique, në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.

Në një postim në Facebook, Kurti është shprehur se ky është një moment i rëndësishëm për kinematografinë kosovare, duke rikujtuar suksesin e mëparshëm të Bashollit me filmin “Zgjoi”, i cili ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo është hera e parë që një film nga Kosova përzgjidhet në Semaine de la Critique, një nga seksionet më prestigjioze dhe më konkurruese të festivalit, ku “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore.

Filmi është mbështetur nga disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Qendra Kinematografike e Kosovës, Centre National du Cinéma et de l’Image Animée, Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages dhe SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, si dhe Cineforom.

Kjo përzgjedhje konsiderohet një arritje e rëndësishme për industrinë e filmit në Kosovë dhe një hap i madh drejt afirmimit ndërkombëtar të saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika