LAJME

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fitoi çmimin “SACD” në Cannes

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fitoi çmimin “SACD” në Cannes
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2026, 07:35

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit ka marrë çmimin “SACD” në Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, që jepet gjatë seksionit paralel të Cannes, “Semaine de la Critique” nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë.

Çmimi “SACD” jepet zakonisht për skenarin më të mirë ose autorin e një filmi me stil origjinal dhe të fuqishëm.

Blerta Basholli është edhe skenariste e filmit, në bashkëpunim me Nicole Borgeat.

Filmi “Dua” paraqet një realitet të viteve ’90 në Kosovë.

Në filmin “Dua” luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, Kaona Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Fiona Abdullahu dhe Mila Saviq.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Cannes edhe sivjet, në edicionin e 79-të, sjell filma nga e mbarë bota, përfshirë edhe nga regjisorë të njohur si Paweł Pawlikowski, Ryusuke Hamaguchi dhe Pedro Almodóvar. Regjisori rus Andrey Zvyagintsev rikthehet në garë me filmin “Minotaur”.

Kosova i është kthyer Cannesit pas dy vjetësh. Më 2024, filmi “Rrugës” nga Samir Karahoda ishte pjesë e konkurrencës zyrtare për filmin e shkurtër. Ndërsa më herët, me “Pa vend”, ai bëri histori si produksioni i parë vendor që garoi për “Palmën e Artë” në vitin 2021.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika