Filmi dokumentar ” Pa vend”, i Samir Karahodës, po vijon të rrëmbejë çmime nga festivale prestigjioze. “Pa Vend” është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në “Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema”.
Juria e garës së filmit të shkurtër, e përbërë nga Špela Čadež (regjisore, producente dhe animatore nga Slovenia), Wim Vanacker (anëtar i Komisionit Përzgjedhës të Konkursit të Filmit të Shkurtër në Festivalin e Filmit në Kanë) dhe Gerald Weber (zëvendës drejtor menaxhues i sixpackfilm – Vjenë) thanë që filmin e zgjodhën për këndvështrimin e tij origjinal.






