LAJME

Filluan punimet për renovimin e tërësishëm të shkollës “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë

Filluan punimet për renovimin e tërësishëm të shkollës “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2024, 15:11

Komuna e Prizrenit ka njoftuae se pas ndërtimit të aneksit në ShFMU , kanë filluar punimet intensive për renovimin e tërësishëm të shkollës ekzistuese.

Sipas njoftimit, ky projekt i Drejtorisë Komunale të Arsimit synon të krijojë ambient tërheqës dhe modern për nxënësit dhe stafin arsimor të shkollës.

“Renovimi i shkollës përfshin përmirësimin e infrastrukturës, sigurimin e kushteve të përshtatshme mësimore, si dhe ofrimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve shkollore, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në këtë shkollë.“, bëhet e ditur në njoftimin e komunës./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika