Kanë filluar punimet për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Hoçë e Qytetit, e për të parë nga afër punimet atë kanë vizituar Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina.
Në njoftimin e komunës theksohet se pas përfundimit të punimeve, ky objekt do të shërbej si pikë referimi për komunitetin lokal dhe do të ofrojë hapësirë për organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore e artistike.