KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se pas analizimit të gjendjes faktike dhe pas konsultimeve profesionale nga i gjithë stafi i KRU-së dhe profesionistëve të fushës në nivel vendi, kanë përgatitur një projekt për zgjidhje të përkohshme urgjente, me qëllim që të bëhet aftësimi i përkohshëm i kaptazhës së burimit të Soziut në Nashec.
Në njoftim bëhet e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore të prokurimit, të shtunën është nënshkruar kontrata me një operator ekonomik për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve.





