LAJME

Filluan procedurat për projektin e fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes në komunën e Malishevës

Filluan procedurat për projektin e fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes në komunën e Malishevës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2025, 12:26

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kanë filluar procedurat për projektin e fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes në komunën e Malishevës.

“Komuna e Malishevës ka hyrë në një fazë të rëndësishme drejt zgjidhjes së një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e saj – mungesa e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm. Sot është zyrtarizuar njoftimi për kontratë nga KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., me titullin: Studimi i fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes për komunën e Malishevës”, shkruan në njoftimin e KRU-së.

Sipas njoftimit, ky projekt përbën hapin e parë konkret drejt analizës teknike, mjedisore dhe financiare për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të furnizimit me ujë, i cili do të përfshijë jo vetëm qytetin e Malishevës, por edhe fshatrat përreth.

KRU “Hidroregjionit Jugor” ka njoftuar se ky projekt është i rënësishëm për disa arsye:

  • Siguron zgjidhje afatgjate për nevojat themelore të qytetarëve për ujë të pijshëm të sigurt dhe të pandërprerë.
  • Ndikon drejtpërdrejt në shëndetin publik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin ekonomik të komunës.
  • Shërben si bazë për fazat e ardhshme të projektimit, financimit dhe zbatimit të sistemit të ujësjellësit.

Vlera e këtij projekti është 69 mijë e 750 euro.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika