LAJME

Fillon vaksinimi i qenve në Prizren për luftimin e sëmundjeve të Tërbimit

Fillon vaksinimi i qenve në Prizren për luftimin e sëmundjeve të Tërbimit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2022, 11:22

Qentë mund të preken nga shumë sëmundje, disa prej tyre mund të jene dhe fatale. Fatmirësisht qentë mund të mbrohen nëpërmjet vaksinimit. Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurtë dhe efektive për të mbrojtur qenin nga sëmundje të ndryshme, raporton TV Prizreni.

Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se duke u bazuar në Ligjin për Veterinarinë nr. 2004/21 neni 13 pika b. dhe Udhëzimin Administrativ MA. Nr. 10/2005 neni 3 paragrafi 1. për luftimin e sëmundjeve zoonotike – Tërbimit (Rabies) dhe parandalimin e tyre, sipas normave standardeve dhe praktikave profesionale, publikon këtë:

Njoftohen të gjithë personat fizik, juridik dhe fermerët blegtorë që kanë në përkujdesje qenë shtëpiak ose nëferma, se nga data 13.03.2022 do të fillojë vaksinimi preventiv i qenvë me përkudesje për luftimin e sëmundjes zoonotike Tërbimit me qëllim të parandalimit tëpërhapjes së kesaj sëmundje.
Vaksimini i qenve kundër Tërbimit do të bëhet në çdo vendbanim (fshat) sipas planit dinamik të hartuar nga Operatori Ekonomik (Ambulanca Veterinare).

Për datën e vaksinimit, në vendbanimin tuaj, do tënjoftoheni paraprakisht nga Operatori Ekonomik (Ambulanca Veterinare).
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëbashkëveprim me Autoritetin kompetent do të bëjëmonitorimin e vaksinimit në terren.
Njoftimin mund ta gjeni ne linkun e meposhtem:
https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim-per-vaksinimin-e-qenve…

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika