Në veri ka filluar tërheqja e bllokadave. Një prej kamionëve që ka qenë në rrugë tashmë është larguar prej aty.Tërheqja e tyre vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, sipas së cilës largimi i tyre pritet të fillojë në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.
Fillon tërheqja e kamionëve nga veriu

Sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit. Për mënyrën se si do të bëhet zhbllokimi i këtyre vendkalimeve kufitare, ka folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Sipas Bislimit, atje do të vendoset fillimisht njësiti i KFOR’it dhe pastaj në orën 08:00 pritet të fillojë edhe zhvendosja e barrikadës dhe e policisë speciale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

