Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orën 15:00 në pikat e Artmotion, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosovë – Jordani, e cila zhvillohet, të mërkurën, më 10 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 18:00.
Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.





