Para pak çastesh ka filluar edhe seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.Në këtë seancë pritet të shqyrtohen tetë pika, ku padyshim se ajo kryesorja është e katërta, në të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë para deputetëve për dialogun.
Më poshtë edhe pikat e rendit të ditës, ndërsa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale.
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).