Fillon restaurimi i shtëpisë së familjes Kirajtani, e ndërtuar në shekullin XIX

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 10, 2023
Fillon restaurimi i shtëpisë së familjes Kirajtani, e ndërtuar në shekullin XIX

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Kirajtani, aset i trashëgimisë në mbrojtje në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ky projekt po financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa është hartuar dhe po mbikqyret nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

“Monumentet anembanë vendit po shpëtohen, restaurohen dhe po i kthehen komunitetit.

👷🏽🛠 Punimet restauruese kanë filluar edhe në shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, shtëpia përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Menaxhimi e funksionalizimi i saj është hapi jonë i radhës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika