Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet restauruese në dy asete të trashëgimisë kulturore në Prizren. Në shtëpinë e familjes Gashi, apo siç njihet ndryshe Sava Toska dhe në shtëpinë e familjes Koçbashliu.
Të dy shtëpitë gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe kanë stil arkitektonik shumë të veçantë.






