LAJME

Fillon rehabilitimi dhe rivitalizimi i sheshit “Shatërvani”

Fillon rehabilitimi dhe rivitalizimi i sheshit “Shatërvani”
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2024, 14:28

Nga sot ka filluar heqja e përkohshme e kalldrëmit me dorë në mënyrë manuale, për të vazhduar me pjesët tjera infrastrukturore nëntokësore.

Kalldrëmi i cili është duke u hequr gradualisht dhe në mënyrë parciale në segmente të caktuara do të ruhet me shumë kujdes pasi do të ripërdoret për rregullimin e sheshit.

Punimet janë duke u zhvilluar nën mbikqyrje të vazhdueshme gjatë gjithë kohës nga të gjitha organet kompetente.

Punëtorët e kompanisë që është duke e realizuar projektin tejet të rëndësishëm në Prizren, kalldrëmin janë duke e hequr me dorë sipas të gjitha udhëzimeve teknike profesionale të organeve kompetente.

Si rrjedhojë, konservimi i kalldrëmit i paraprinë punimeve infrastrukturore nëntokësore, duke i eliminuar shtyllat, kabllot elektrike, telefonike e televizive, kanalizimit të ujërave fekale dhe atmosferike.

Gjatë punimeve mund të krijohen probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe aktivitetin e bizneseve në zonë, andaj luten qytetarët për mirëkuptim.

Kalldrëmi aktual do të rikthehet aty ku e ka patur vendin për vite e dekada, dhe në këtë mënyrë këto punime përveç që do t’i ruajnë të gjitha vlerat e trashëgimisë kulturore të pjesës më të vjetër të qytetit, njëkohësisht do t’ia rrisin vlerën zonës në përgjithësi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika