Ka filluar dërtimi i trotuarit të ri nga fshati Piranë në drejtim të fshatit Reti, në komunën e Prizrenit.
Për këtë është njoftuar në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, derisa bëhet e ditur se në këtë pjesë është duke u instaluar ndriçimi publik dhe po ndërtohet muri mbrojtës që mbron fshatin nga rreziqet natyrore.
Postimi i plotë:
Ka filluar ndërtimi i trotuarit të ri nga fshati Piranë në drejtim të fshatit Reti, derisa punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
Gjithashtu, po instalohet ndriçimi publik në këtë zonë dhe po ndërtohet muri mbrojtës që rrit sigurinë dhe e mbron fshatin nga rreziqet natyrore.
Këto ndërtime përmirësojnë infrastrukturën dhe ofrojnë komoditet për komunitetin lokal.