Me fillim nga ora 11:00, sot (20.02.2026) është paralajmëruar që në Kuvendin e Kosovës të mbahet seanca plenare, ku do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore të Buxhetit për vitin 2026.
Ky hap vjen pas miratimit të buxhetit në parim më 12.02.2026, me vlerë 4 miliardë euro, ku për kanë votuar 66 deputetë, 32 kanë votuar kundër dhe 5 kanë abstenuar. Pas kalimit në lexim të parë, projektligji është gati për votim përfundimtar në seancën plenare
Në seancën plenare për miratimin e buxhetit- 2026, shefi i grupit parlamentar PDK-së, Arian Tahiri, foli për qëndrimin e partiswë lidhur me projektligjin e buxhetit.
Tahiri tha se PDK kishte dhënë vërejtjet e veta gjatë diskutimeve paraprake në Kuvend, duke theksuar aspektet profesionale, teknike, por edhe nevojat që buxheti duhet të adresojë. Ai shtoi se kishte pasur pritshmëri që brenda dy leximeve të buxhetit do të shfaqeshin ndryshime dhe reflektime të nevojshme.
“Nuk kanë gjetur vullnet dhe mbështjetje amandamentet që i kanë trajtu temat që janë jetike edhe për institucionet, edhe për shtetin. Po ashtu edhe amandamentet për rritjen shtesë të mbësjtetjes financiare për të akuzuarit, çlirimtarët në Hagë, nuk është se ka gjetur mbështetje. Andaj në emër të PDK-së, ne i tërhjekim të gjitha amandamentet dhe nuk e mbështesim këtë buxhet”- deklaroi Tahiri./Kallxo.com