LAJME

Fillon heqja e kamerave ilegale nga rrugët e Shtërpcës

Fillon heqja e kamerave ilegale nga rrugët e Shtërpcës
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2023, 15:38

Ka filluar të enjten heqja e kamerave ilegale nga rrugët e komunës së Shtërpcës.

Burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë konfirmojnë se sot në një aksion të koordinuar me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) dhe Policinë e Kosovës (PK), kanë filluar largimin e kamerave ilegale nga rrugët e Shtërpcës.

I gjithë aksioni është duke u ndërmarrë në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pasi këto kamera kanë regjistruar dhe përpunuar të dhëna personale të qytetarëve pa u ditur se nga kush po bëhen, pra pa u përmbushur kriteret ligjore.

Shkelja e të dhënave personale është një fenomen për të cilin vazhdimisht ka ankesa, e një mënyrë e shkeljes së të dhënave është edhe ajo e vendosjes së kamerave ilegale.

Çështja e domosdoshmërisë vendosjes së kamerave në hapësirat publike ku është e nevojshme është përmendur shumë herë si e metë e komunave, sidomos në Prishtinë, teksa është theksuar se në hapësirat ku nuk lejohen, janë të vendosura ato.

Pavarësisht se ligjin për mbrojtjen e të dhënave, e përcakton qartë se cilat janë ato të dhëna që duhet të mbrohen e që nuk e shkelin ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, shkeljet vazhdojnë të ndodhin dhe se vendosja e kamerave pa një leje përkatëse, e ka shtuar nevojën edhe të rishikimit të ligjit, për shkak se shumë herë kamerat që vendosen në shtëpi, kapin edhe hapësira që e tejkalojnë hapësirën private.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika