LAJME

Fillon hapja e kanalit për kullimin e tokave bujqësore në fshatin Gjonaj

Fillon hapja e kanalit për kullimin e tokave bujqësore në fshatin Gjonaj
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2023, 09:04

Në fshatin Gjonaj nga komuna e Prizrenit ka filluar hapja e kanalit për kullimin e tokave bujqësore.

Siç thuhet në njoftimin e komunës, ky projekt nxit përmirësimin e produktivitetit bujqësor dhe ul riskun e dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

“Ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit si dhe të mundësisë për rritjen e prodhimit, duke garantuar që tokat e fermerëve të mbeten të sigurta nga kërcënimet natyrore”, theksohet po ashtu në këtë njoftim nga komuna e Prizrenit.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 1 person

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika