LAJME

Fillon edicioni i dytë i Selamfest në Prizren, mbrëmë nata e parë

Fillon edicioni i dytë i Selamfest në Prizren, mbrëmë nata e parë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2023, 14:24

Në oborrin e xhamisë Sinan Pasha në Prizren, mbrëmë ka filluar edicioni i dytë i Selamfest, organizuar nga KBI – Prizren dhe Organizatës ‘Arasta’.

Albin Mehmeti dhe Lum Hajra hapën natën e parë të këtij edicioni duke vazhduar më pas dhe me shfaqjen e filmit “ZemZem” i autorit Fatmir Muja.

Hoxhë Orhan Bislimaj, me rastin e fillimit të Selamfest tha se ky organizim është brend tipik dhe e bën dallimin vleror në raport me festivalet e tjera.

Sot do të ketë po ashtu aktivitete nga ora 18:00 në oborrin e xhamisë Sinan Pasha, kurse prej 20:30 në pjesën e Kejit, në mes Lumbardhit dhe Sinan Pashës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika