Ka filluar të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjenerali Ozkan Ulutash do ia dorëzojë këtë post gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit. Ceremonia po zhvillohet në Kampin Film City në Prishtinë.
Me këtë rast, gjenerali Ozkan Ulutash ka theksuar se sivjet shënohet 25 vjetori i KFOR-it në Kosovë i cili përpiqet të ofrojë një mjedis të qetë.





