Konvoji i grupit të mercenarëve rus Wagner, është bombarduar nga Rusia gjatë ditës së sotme.
Pas akuzave të shefit të Wagner, Prigozhin se ushtria ruse ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse, ka nisur edhe ballafaqimi i Rusisë me grupin Wagner.
Në orët e vona të së premtes, Rusia e ka rritur sigurinë në të gjitha aspektet: e ka kufizuar internetin dhe tanket ushtarake janë parë nëpër rrugët e Moskës.





