Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se përgatitjet fillestare për ndërtimin e rreth rrotullimit te Urgjenca e Qytetit në rrugën “Tirana” sot veçse kanë filluar.
Në këtë projekt do të realizohet edhe rruga që lidh këtë rreth rrotullim me atë të “Skënderbeut”, rrugë kjo e cila bashkon dy pjesë të qytetit, duke e çliruar hyrjen në Prizren, nga Gjakova.







