Komuna e Prizrenit ka filluar sot procesin për ndërtimin e stacioneve për pritjen e autobusit në fshatrat e Vrrinit.
Siç bën të ditur krytari komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, punimet po zhvillohen në Hoçën e Qytetit e në Billushë, vazhdojnë më pas në Zhur, Atmaxhë, Vlashnje, Kobaj e kështu me radhë.
Këto stacione janë të domosdoshme për banorët e Komunës së Prizrenit dhe përveç që shërbejnë për pritjen e autobusëve, ato do t’i mbrojnë udhëtarët nga reshjet, thot më tej kryetari Totaj.