Kanë kaluar tri jave kur është dashur të niste fillimi i vitit të ri shkollor, por gjendja me pandeminë COVID-19 ka bërë që të shtyhet nisja e mësimit.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Popovci ka thënë se po presin që Qeveria nesër ose më së largu pasnesër të merr vendim për nisjen e mësimit me prezencë fizike.
“Ne presim që nesër të merret vendimi ose më së largu të premten paradite dhe që ai vendim të jetë për fillimin e mësimit të hënën më 27 shtator. Presim që vendimi i qeverisë të jetë për me fillu dhe se vendimi i qeverisë merret në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka thënë Popovci për “Indeksonline”.





